LVV-Suharekë: 410.000€ të ndara për zhvillimin e Bujqësisë nga granti qeveritar, Komuna ua ndrron destinimin

30.04.2022

Në reagimin e LVV-Suharekë thuhet se në mbledhjen e fundit të Asamblesë Komunale me propozimin e qeverisjes u votua projekt vendimi për ri-alokimin e mjeteve. Po ashtu nga Lëvizja Vetëvendosje – dega në Suharekë kanë thënë se me këtë vendim këto mjete të parapara nga Ministria për zhvillimin e bujqësisë, kalojnë për rregullimin e infrastrukturës […]

LVV-Suharekë: 410.000€ të ndara për zhvillimin e Bujqësisë nga granti qeveritar, Komuna ua ndrron destinimin Foto: Ilustrim

Në reagimin e LVV-Suharekë thuhet se në mbledhjen e fundit të Asamblesë Komunale me propozimin e qeverisjes u votua projekt vendimi për ri-alokimin e mjeteve.

Po ashtu nga Lëvizja Vetëvendosje – dega në Suharekë kanë thënë se me këtë vendim këto mjete të parapara nga Ministria për zhvillimin e bujqësisë, kalojnë për rregullimin e infrastrukturës që do të jetë në funksion të një biznesi privat që tashmë ka filluar marketingun publik.

“E ajo që është edhe më e papranueshme është fakti që për ndërtimin e këtij projekti infrastrukturor tek projektet kapitale për vitin 2022 janë paraparë 182.000€ e asnjë euro për vitet 2023, 2024”, thuhet në reagimin e LVV-së.