LVV-Suharekë: Ende pa kaluar 1 muaj nga përurimi i aparatit të Rentgenit në QKMF ai del jashtë funksionit

  • 01.12.2022
LVV-Suharekë: Ende pa kaluar 1 muaj nga përurimi i aparatit të Rentgenit në QKMF ai del jashtë funksionit

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë “Rexhep Kuçi” në javën e parë të muajit nëntor është furnizuar me aparat të ri të Rentgenit dhe Vertebrogramit.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kishte njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë “Rexhep Kuçi” në kuadër të investimeve kapitale është furnizuar me aparat të ri të Rentgenit dhe Vertebrogramit, shkruan SuharekaOnline.

Ky aparat digjital do të ndikoj në ngritjen e shërbimeve sa më cilësore, për pacientët dhe do të lehtësojë punën e profesionistëve shëndetësor.


Poashtu edhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besa Kuqi kishte njoftuar se me furnizimin e kësaj aparature po realizohet edhe njëra ndër projektet kapitale të planifikuara. E që sipas saj kjo aparaturë do të iu kursej qytetarëve kohë dhe mjete financiare.

Por, lidhur me këtë ka reaguar Kryetari i Qendrës së Vetëvendosje dega në Suharekë, Jetmir Durmishi i cili pretendon se ende pa kaluar një muaj kjo aparaturë ka dal jashtë funksionit.

Durmishi ka publikuar fotografi, ku ka thënë se e njejta është realizuar sot nga një pacient i cili nuk mori shërbim në QKMF-Suharekë.

Reagimi i plotë:

Ende pa kaluar një muaj nga përurimi i RTG Dixhital në QKMF “Rexhep Kuçi” në Suharekë, ai del jashtë funksionit

Më datën 7 nëntor, drejtoresha e shëndetësisë zonja Besa Kuqi e shoqëruar nga kryetari Muharremaj, publikoi fotografi në rrjetin social facebook ku prezentoi realizimin e projektit kapital nga Drejtoria për Shëndetësi, por pa kaluar një muaj kjo aparaturë del jashtë funksiont.

Pyetjet publike për zonjën Kuqi janë:

Si është e mundur që një aparaturë moderne, akoma pa u bërë një muaj të dalë jashtë funksionit?!

Cilat janë obligimet e kompanisë kontraktuese për këtë investim?!

A ka tendenca të favorizimit të RTG-ve private?!

Cilat janë procedurat dhe kriteret e tenderimit për këtë projekt?

Cilët hapa janë ndërmarrë në mënyrë që pacientët të marrin sherbimet e RTG?

Besa, ashtu siç thuret lavde muajin e kaluar qe BESA edhe duhet të thirreni në përgjegjësi.

Foto 1. Ceremonia e përurimit (07.11.22)

Foto 2. Dërguar nga pacienti që nuk mori shërbim (01.12.22)

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë