LVV: QKMF në Suharekë mbetet pa rentgen për mushkëri

30.08.2021

Lëvizja Vetëvendosje dega Suharekë përmes një reagimi ka kritikuar qeverisjen e Muharremajt me Komunën e Suharekës, duke theksuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) ka mbetur pa rentgen për mushkëri. Sipas reagimit të LVV-së thuhet se që disa javë rentgeni për mushkëri në QKMF-Suharekë është jashtë funksionit. Më tutje në reagim thuhet se qytetarët […]

LVV: QKMF në Suharekë mbetet pa rentgen për mushkëri Foto: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë / SuharekaOnline

Lëvizja Vetëvendosje dega Suharekë përmes një reagimi ka kritikuar qeverisjen e Muharremajt me Komunën e Suharekës, duke theksuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) ka mbetur pa rentgen për mushkëri.

Sipas reagimit të LVV-së thuhet se që disa javë rentgeni për mushkëri në QKMF-Suharekë është jashtë funksionit.

Më tutje në reagim thuhet se qytetarët obligohen që këtë shërbim ta kryejnë në ordinanca private që janë rreth QKMF-së.

Kryetari i Komunës që para një muaj deklaroi se shërbimet shëndetësore në Therandë janë të njëjta si Gjermani e Zvicrës, nuk shqetësohet fare, duke e ditur që në këtë periudhë kohore numri i qytetarëve që kanë nevoj për një rentgen të tillë është jashtëzakonisht i lartë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje dega Suharekë.

Reagimi i plotë:

QKMF në Therandë, mbetet pa rentgen për mushkëri

Ka disa javë që rentegeni për mushkëri në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Therandë, është jashtë funksionit.

Qytetarët obligohen që këtë shërbim ta kryejnë në ordinanca private që janë rreth QKMF-së.

Kryetari i Komunës që para një muaj deklaroi se shërbimet shëndetësore në Therandë janë të njëjta si Gjermani e Zvicrës, nuk shqetësohet fare, duke e ditur që në këtë periudhë kohore numri i qytetarëve që kanë nevoj për një rentgen të tillë është jashtëzakonisht i lartë.