LVV: Komuna e Suharekës selektive në rrënime të ndërtimeve pa leje

07.06.2021

Lëvizja Vetëvendosje – dega Suharekë ka reaguar ndaj rrënimeve të ndërtimeve pa leje që kanë filluar ditëve të fundit. Lëvizja Vetëvendosje në reagim ka theksuar se Komuna e Suharekës në mënyrë selektive është duke i bërë rrënimet e ndërtimeve pa leje. Po ashtu në këtë reagim LVV ka thënë se do të duhej ngritje e […]

LVV: Komuna e Suharekës selektive në rrënime të ndërtimeve pa leje Foto: Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje – dega Suharekë ka reaguar ndaj rrënimeve të ndërtimeve pa leje që kanë filluar ditëve të fundit.

Lëvizja Vetëvendosje në reagim ka theksuar se Komuna e Suharekës në mënyrë selektive është duke i bërë rrënimet e ndërtimeve pa leje.

Po ashtu në këtë reagim LVV ka thënë se do të duhej ngritje e aktakuzës ndaj Drejtoreshës se Inspeksionit dhe një Inspektori komunal në mënyrë që Drejtoria e Inspeksionit të fillojë të merr masa ndaj dy ndërtimeve pa leje.

Por, edhe pse ka filluar rrënimi i ndërtimeve pa leje sipas këtij subjekti politik përsëri ka mangësi në këtë drejtim pasi që nuk po reagohet njëjtë ndaj të gjithëve.

Reagimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje – dega Suharekë:

Komuna e Therandës selektive në rrënime të ndërtimeve pa leje

Do të duhej ngritje e aktakuzës ndaj Drejtoreshës se Inspeksionit dhe një Inspektori komunal në mënyrë që Drejtoria e Inspeksionit të fillojë të merr masa ndaj dy ndërtimeve pa leje, por përsëri ka mangësi në këtë drejtim pasi që nuk po reagohet njëjtë ndaj të gjithëve.

Kërkojmë që të merren masa të njëjta ndaj të gjitha ndërtimeve pa leje, në të kundërtën do të procedojmë para organeve të drejtësisë.