Lëvizja Vetëvendosje në Suharekë prezanton kandidatët për kryetar të Qendrës

20.09.2022

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dega në Suharekë gjatë ditës së sotme ka bërë publikimin e emrave të kandidatëve për kryetar të Qendrës. Në bazë te rregullores dhe statutit te Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe pas kalimit të afatit të rregullt për kandidim, LVV-ja ka njoftuar se për kryetar Qendre në Suharekë janë dy kandidatë, për forumin e gruas […]

Lëvizja Vetëvendosje në Suharekë prezanton kandidatët për kryetar të Qendrës Foto: Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dega në Suharekë gjatë ditës së sotme ka bërë publikimin e emrave të kandidatëve për kryetar të Qendrës.

Në bazë te rregullores dhe statutit te Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe pas kalimit të afatit të rregullt për kandidim, LVV-ja ka njoftuar se për kryetar Qendre në Suharekë janë dy kandidatë, për forumin e gruas të LVV-së një kandidate si dhe për forumin rinor një kandidate.

Kandidatët për Kryetar Qendre janë: Agron Maliqaj dhe Jetmir Durmishi;
Kandidate për GVV: Vlora Bytyqi;
Kandidate për RVV: Rinesa Pirku.