Lëndoi një person në aksident në Duhël të Suharekës, ik nga vendi i ngjarjes – policia e gjen dhe merr masa ndaj tij

12.01.2022

Ku njëri nga pjesëmarrësit në aksident me qëllim të shmangies nga përgjegjësia ka ikur nga vendi i ngjarjes. Drejtuesi i automjetit nuk u ndal në vendin e aksidentit, duke mos i ofruar ndihmë viktimës.​Zyrtar profesional nga njësitë e komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të njëjtit e […]

Lëndoi një person në aksident në Duhël të Suharekës, ik nga vendi i ngjarjes – policia e gjen dhe merr masa ndaj tij Foto: Ilustrim

Ku njëri nga pjesëmarrësit në aksident me qëllim të shmangies nga përgjegjësia ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Drejtuesi i automjetit nuk u ndal në vendin e aksidentit, duke mos i ofruar ndihmë viktimës.

Zyrtar profesional nga njësitë e komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të njëjtit e ndaluan të dyshimtin dhe e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me lëndime dhe ikje nga vendi i ngjarjes.

Zyrtaret të policisë së NjRKRr. – Prizren, pas verifikimit zbuluan se automjeti ka qenë me targa gjermane dhe i ç’lajmruar dhe nuk ishte i zhdoganuar.

Automjeti është sekuestruar më 12.01.2022, në ora 16:00, ku është dorëzuar në Terminalin Doganor në Prizren.

Në lidhje me këtë janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore ndaj të dyshuarit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti është nën hetime.