LDK e quan Muharremajn zhvatës të komunës dhe kryetar të shiut e të borës

11.08.2021

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Suharekë përmes një reagimi ka ngritur shqetësimet lidhur me një ndërtim ku sipas tyre është ilegal. Në reagimin e LDK-së thuhet se ky ndërtim u lejua nga zhvatësi i komunës, Bali Muharremaj. Ndër tjera ata kanë thënë se kryetari i shiut e i borës nuk po merret fare me […]

LDK e quan Muharremajn zhvatës të komunës dhe kryetar të shiut e të borës Foto: LDK dega në Suharekë

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Suharekë përmes një reagimi ka ngritur shqetësimet lidhur me një ndërtim ku sipas tyre është ilegal.

Në reagimin e LDK-së thuhet se ky ndërtim u lejua nga zhvatësi i komunës, Bali Muharremaj.

Ndër tjera ata kanë thënë se kryetari i shiut e i borës nuk po merret fare me këtë çështje sepse po me merret me ndryshime kozmetike.

“Ndërtimet ilegale vazhdojnë, ndërsa i pari i komunës bëhet sikur nuk sheh.

Në ngastrën kadastrale 2040 e cila është Pasuri Shoqërore Ujërat si dhe në ngastrën kadastrale 680 e cila është Pronë Shoqërore Kuvendi Komunal Suharekë, ndërtohet objekti me eatzhitet P+1, ndërtim i cili u lejua nga zhvatësi i Komunës Bali Muharremaj. Nuk është hera e parë që LDK Dega në Suharekë ka reaguar lidhur me këto ndërtime të egra që po e shëmtojnë qytetin tonë, por kryetari i “shiut e i borës” nuk merret fare me këtë çështje sepse fokusi i tij është të merret me ndryshime kozmetike sa për të publikuar foto në facebook dhe për të mashtruar qytetarët tanë” thuhet në reagimin e LDK-së.