Kuvendi Komunal do të shqyrtojë shfuqizimin e vendimit për ndarjen e subvencioneve për të prekurit nga COVID-19

21.02.2022

Sipas vendimit të datës 23 dhjetor 2020 të gjithë qyetarëve të Komunës së Suharekës që ishin prekur nga COVID-19 do tu ndaheshin mjete financiare në shumën prej 100 euro, ndërsa familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre do të subvencionoheshin në shumën prej 200 euro. Për zbatimin e këtij vendimi është obliguar Drejtoria e […]

Kuvendi Komunal do të shqyrtojë shfuqizimin e vendimit për ndarjen e subvencioneve për të prekurit nga COVID-19 Foto: Ilustrim

Sipas vendimit të datës 23 dhjetor 2020 të gjithë qyetarëve të Komunës së Suharekës që ishin prekur nga COVID-19 do tu ndaheshin mjete financiare në shumën prej 100 euro, ndërsa familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre do të subvencionoheshin në shumën prej 200 euro.

Për zbatimin e këtij vendimi është obliguar Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e cila ndarjen e mjeteve e ka bazuar në listat zyrtare të IKSHPK-së.

Por, ky vendim pritet që të shfuqizohet në mbledhjen e ardhshme të asamblesë komunale e cila do të mbahet më 28 shkurt 2022.

Sipas ftesës për mbledhjen e dytë të rregullt, në rend dite në mesin e 13 pikave asambleistët kanë edhe shqyrtimin e projekt-vendimit për shfuqizimin e vendimit 01-Nr-016-61754.