Kush është pronar i njësisë DAMPER në Shirokë? Nga AKP përgjigjen për SuharekaOnline

30.09.2021

Pothuajse në çdo debat kandidatët kanë debatuar dhe replikuar lidhur me premtimet për krijimin e një zone biznesore në vendin e njohur si DAMPER dhe pronësinë e saj. Për këtë, redaksia e portalit SuharekaOnline ka drejtuar pyetje në adresë të AKP (Agjencioni Kosovar i Privatizimit) lidhur me pronarin aktual të DAMPER-it. Në pyetjen se kush […]

Kush është pronar i njësisë DAMPER në Shirokë? Nga AKP përgjigjen për SuharekaOnline Foto: Ilustrim

Pothuajse në çdo debat kandidatët kanë debatuar dhe replikuar lidhur me premtimet për krijimin e një zone biznesore në vendin e njohur si DAMPER dhe pronësinë e saj.

Për këtë, redaksia e portalit SuharekaOnline ka drejtuar pyetje në adresë të AKP (Agjencioni Kosovar i Privatizimit) lidhur me pronarin aktual të DAMPER-it.

Në pyetjen se kush është pronar aktual i DAMPER, Komuna e Suharekës, AKP apo IGK BALLKAN, nga AKP kanë thënë se pronar aktual i Njësisë DAMPER në Shirokë – Suharekë është NSH “IGK Ballkan” – Suharekë (në likuidim) sepse prona është e regjistruar në emër të “P. SH. IGK Ballkan Njësia DAMPER” me sipërfaqe prej 309791 m² (30 ha 97 ari 91 m²) që i përfshin 5 ngastra kadastrale në ZK Suharekë.

Nga AKP gjithashtu kanë bërë të ditur se në kuadër të pronës gjenden 15 objekte me sipërfaqe prej 80417 m² (sipas matjeve të kryera nga AKP ZR Prizren) të cilat objekte nuk janë të regjistruara në Certifikatën mbi të Drejtat e Pronës së Paluajtshme dhe në Kopje të Planit.

Gjithashtu ata kanë bërë të ditur se një pjesë e ngastrës kadastrale P-72116046-02315-1 me Vendimin e BD te AKP-se të datës 25 Qershor 2020 i është dhënë Komunës së Suharekës për zgjerimin e rrugës hyrëse të qytetit të Suharekës.

Mirëpo, ky aset është subjekt shpronësimi nga Qeveria e Kosovës në bazë të Vendimit nr.07/55 i datës 06.07.2018 me të cilin pronësia e këtij aseti kalon prej pronësisë shoqërore në pronësi të Komunës së Suharekës por ky Vendim ende nuk është zbatuar.

Kurse Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) është organ i pavarur publik me zotësi të plotë juridike sipas Ligjit Nr. 04/L-034 dhe si pasardhëse të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM-së), e themeluar në bazë të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2002/12 me ndryshime, dhe të gjitha asetet dhe përgjegjësitë e saj do të jenë asete dhe përgjegjësi të AKP-së. AKP-ja administron me pronat e NSH-ve në bazë të mandatit që ja përcakton Ligji Nr. 04/L-034.

SuharekaOnline gjithashtu ka pyetur nëse njësia DAMPER dhe pronat tjera mund të kalojnë në pronësi të Komunës së Suharekës, për të cilën nga AKP kanë thënë se padyshim se pronat e NSH-ve mund te transformohen në prona komunale, mirëpo duke iu nënshtruar ligjit të shpronësimit dhe ligjeve në fuqi.