Kurti përkujton 24 martirët e fshatit Bukosh: U vranë nga forcat policore të Serbisë vetëm se ishin shqipëtar

03.05.2023

Sot përkujtohen 24 martirët e lirisë, që para 24 vitesh në Bukosh të Suharekës u maltretuan e u vranë të cilët po udhëtonin me familjet e tyre për Shqipëri. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar 24 martirët e fshatit Bukosh të Suharekës, duke u shprehur se ata u vranë nga forcat policore të Serbisë […]

Kurti përkujton 24 martirët e fshatit Bukosh: U vranë nga forcat policore të Serbisë vetëm se ishin shqipëtar Foto: Ilustrim

Sot përkujtohen 24 martirët e lirisë, që para 24 vitesh në Bukosh të Suharekës u maltretuan e u vranë të cilët po udhëtonin me familjet e tyre për Shqipëri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar 24 martirët e fshatit Bukosh të Suharekës, duke u shprehur se ata u vranë nga forcat policore të Serbisë vetëm se ishin shqipëtar, raporton SuharekaOnline.

Kurti ndër tjerash ka thënë se krimet e luftës duhet nxjerrur para drejtësisë dhe se Serbia duhet të mbak përgjegjësi për krimet kundër njerëzimit dhe veprimet gjenocidale në Kosovë.

“Më 3 maj 1999 oborri i shkollës në Bukosh u mbulua me gjak. 25 burra dhe djem të rinj shqiptarë u pushkatuan. Forcat policore të Serbisë i vranë ata, vetëm pse ishin shqiptarë.

I ekzekutuan pasi i ndanë nga kolona e banorëve të fshatrave të Suharekës, që i kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre. Dëbimi, vrasja dhe zhdukja me forcë e shqiptarëve ishte pjesë e projektit gjenocidal të Serbisë për shfarosjen e shqiptarëve, “Patkoi”.

Kriminelët e luftës duhet nxjerrur para drejtësisë. Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe veprimet gjenocidale të kryera në Kosovë.

Republika e Kosovës nuk mund të falë e as të harrojë.

Në përvjetorin e 24-të, përkujtojmë martirët e Masakrës së Bukoshit. Lavdi!” ka shkruar Kurti.