Kursimi i energjisë elektrike, Komuna e Suharekës me vendim për ndaljen e ndriçimit publik pas orës 00:00

04.10.2022

Kriza energjetike tashmë ka kapluar vendin, jemi dëshmitarë edhe të reduktimeve mjaft të shpeshta gjatë muajit gusht. Institucionet qendrore e ato lokale si dhe kompanitë për distribuim me energji elektrike janë duke bërë thirrje vazhdimisht për kursim të energjisë elektrike, pasi që jemi duke shkuar drejt muajve ku fillon moti të ftohet dhe të ketë […]

Kursimi i energjisë elektrike, Komuna e Suharekës me vendim për ndaljen e ndriçimit publik pas orës 00:00 Foto: Herolind Bytyçi / HALLKA

Kriza energjetike tashmë ka kapluar vendin, jemi dëshmitarë edhe të reduktimeve mjaft të shpeshta gjatë muajit gusht.

Institucionet qendrore e ato lokale si dhe kompanitë për distribuim me energji elektrike janë duke bërë thirrje vazhdimisht për kursim të energjisë elektrike, pasi që jemi duke shkuar drejt muajve ku fillon moti të ftohet dhe të ketë ngarkesë edhe më të madhe të rrymës.

Komuna e Suharekës i është përgjigjur pozitivisht thirrjeve për kursim të energjisë elektrike, më 28 shtator të këtij viti, kryetari i komunës sonë ka marrë vendim që të caktoj drejtorin e Drejtorisë për Shërbime publike, Mjedis dhe Emergjencë, Enver Shabani përgjegjës për kursim të energjisë, që çdo ditë pas përfundimit të orarit të punës të plotësojë formularin përmes të cilit tregon kontrollin rreth zbatimit të masave për kursimin e energjisë dhe të njëjtin të ja dorëzoj Udhëheqësit të Departamentit/Njësisë përkatëse për Administratë.

Sipas këtij vendimi, bëhet e ditur se personi përgjegjës është i obliguar:
1. Të ndalë të gjitha dritat dhe pajisjet elektrike pas orës 16:00;
2. Të ndalë të gjithë ndriçimin i cili nuk është i domosdoshëm për siguri fizike të objektit gjatë natës;
3. Të sigurohet që gjatë orarit të punës prej orës 08:00 deri në 16:00, temperatura për ngrohjen e hapsirave të jetë jo më shumë se 19 gradë;
4. Të sigurohet që pas orës 16:00 deri të nesërmen në ora 07:00 temperatura e ngrohjes të zbritet në minimum (kur ngrohja bëhet me energji elektrike) në rastet kur është e mundshme;
5. Të sigurohet që të gjitha dritaret e objektit janë të mbyllura.

Ndërkaq, SuharekaOnline ka kontaktuar drejtorin e Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabani lidhur me ndonjë vendim të marrë për kursim të energjisë elektrike.

Drejtori Shabani ka bërë të ditur se përpos vendimit për kursim të rrymës në objektin e Komunës. vendim ky nga Qeveria e Kosovës, kanë marrë vendim që në kuadër të masave për kursim të energjisë elektrike nga Qeveria e vendit, të bëhet edhe ndalja e të gjithë ndriçimit publik në territorin e Komunës e Suharekës pas orës 00:00.

Ai tha se ndriçimi publik ka filluar të ndalet pas orës 00:00 në shumicën e fshatrave, por se shumë shpejt do të implementohet në tërë territorin e komunës, duke përjashtuar rrugën “Brigada 123” Suharekë – Shirokë dhe rrugën “Skënderbeu” në Suharekë deri tek rrethrrotullimi i autostradës.

Shabani ka ritheksuar edhe njëherë se ky vendim është marrë në kuadër të vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me masat e detyruese për kursim të energjisë elektrike.