Kuqi: Suhareka e gatshme me 6 ekipe për vaksinimin masiv të qytetarëve

14.06.2021

Bazuar në Planin e Veprimit për vaksinimin në masë të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19, më 15 qershor, në Kosovë fillon vaksinimi masiv kundër COVID-19. Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit në të gjitha qendrat e vaksinimit kudo në Kosovë dhe eliminimit të shmangies së çfarëdo situate të panevojshme, ftohen qytetarët që t’u përmbahen termineve […]

Kuqi: Suhareka e gatshme me 6 ekipe për vaksinimin masiv të qytetarëve Foto: Ilustrim

Bazuar në Planin e Veprimit për vaksinimin në masë të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19, më 15 qershor, në Kosovë fillon vaksinimi masiv kundër COVID-19.

Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit në të gjitha qendrat e vaksinimit kudo në Kosovë dhe eliminimit të shmangies së çfarëdo situate të panevojshme, ftohen qytetarët që t’u përmbahen termineve të përcaktuara për vaksinim dhe në Qendra të vaksinimit të paraqiten vetëm pas marrjes së thirrjes për vaksinim.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi, ka bërë të ditur se gjatë ditës është takuar me stafin mjekësor në QKMF lidhur me organzimin e vaksinimit në Komunën e Suharekës, ku janë shprehur të gatshëm për vaksinimin masiv të qytetarëve.

Kuqi ka bërë të ditur se janë gjashtë ekipe prezente, tre ekipe në ndërrimin e paraditës dhe tre ekipe në ndërrimin e pasdites, gjatë ditëve të punës E Hënë – E Premte dhe me dy ndërrime.

Vaksinimi ne Suharekë do të bëhet në sallën sportive në Gjimnazin “Jeta e Re”, ndërsa për qytetarët që do të marrin dozën e dytë, rivaksinimi do të bëhet në QKMF-Suharekë.

Vaksinimi do të kryhet për qytetarët që janë regjistruar në platformën eKosova, të cilët do të njoftohen për terminin e vaksinimit. Prandaj, ftoj qytetarët të regjistrohen në platformën https://ekosova.rks-gov.net/, ka thënë Kuqi.