Kujtohet e nderohet vepra heroike e Heroit Besim Ndrecaj

03.05.2022

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe përfaqësues të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj. Përfaqësues në këtë ceremoni kanë qenë edhe familjarët e Heroit si dhe pëfaqësues nga institucionet komunale. Kryetari Muharremaj ka thënë se vepra heroike e Ndrecës do të nderohet gjithmonë. Po ashtu, i […]

Kujtohet e nderohet vepra heroike e Heroit Besim Ndrecaj Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe përfaqësues të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj.

Përfaqësues në këtë ceremoni kanë qenë edhe familjarët e Heroit si dhe pëfaqësues nga institucionet komunale.

Kryetari Muharremaj ka thënë se vepra heroike e Ndrecës do të nderohet gjithmonë.

Po ashtu, i pari i Komunës tonë ka thënë se Besim Ndrecaj i tha zemër gjithmonë luftëtarëve të lirisë, për ta çliruar vendin nga okupimi serb.

Besim Adem Ndrecaj, dëshmor i kombit shqiptar u lind më 10.10.1956 në fshatin Maqitevë të komunës së Therandës (Suharekës), në shërbim të Njësit Gueril ka qenë nga data 30. 12. 1991 në Lëvizjen Guerile “Shqipet e Lirisë”; bie heroikisht në altarin e lirisë më datë 03. 05. 1995 në Malsi të Re.

Komandanti i njësitit gueril “Zjarri 002” Besim Ndrecaj duke mos pranuar dorëzimin e armës, në vendin e tij të punës në Shirokë, komandantit të milicisë serbe famëkeqit Dragan Shoshkiq, Besimi i bie plumbë ballit duke i thënë se vetëm kështu shqiptari e dorëzon armën o biri shkinës, mëpastaj epilogu i kësaj ngjarje rezulton me vrasjen e dy oficereve e disa ushtarëve ushtarako-policor në Malësi të Re, kështu duke paguar veten shumfish me armë në dorë bie heroikisht Besimi, luftëtari i lirisë që ka fituar lavdinë me çmimin e të ndërruarit jetë!