Kthehet në punë mësuesja në Reshtan të Suharekës, që u përjashtua për shkak të shamisë

16.09.2022

Javë më parë, arsimtarja e lëndës së matematikës, Remzie Lezi me vendim të Këshillit Drejtues të Shkollës “Flamuri i Arbrit” në Reshtan të Suharekës ishte përjashtu nga kjo shkollë për shkak të bartjes së shamisë. Ky vendim që ishte publikuar në rrjete sociale kishte bërë bujë gjithandej vendit, duke ngritur zërin kundër këtij vendimi, e […]

Kthehet në punë mësuesja në Reshtan të Suharekës, që u përjashtua për shkak të shamisë Foto: In this closeup rear view, an unrecognizable woman wearing a hijab sits in a chair in a classroom. Other classmates sit in front of her.

Javë më parë, arsimtarja e lëndës së matematikës, Remzie Lezi me vendim të Këshillit Drejtues të Shkollës “Flamuri i Arbrit” në Reshtan të Suharekës ishte përjashtu nga kjo shkollë për shkak të bartjes së shamisë.

Ky vendim që ishte publikuar në rrjete sociale kishte bërë bujë gjithandej vendit, duke ngritur zërin kundër këtij vendimi, e që kishin reaguar edhe emrat të njohur të publikut në mbrojtje të mësueses Remzie Lezi.

Ndërkaq, tashmë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka konfirmuar se arsimtarja në fjalë tashmë është kthyer në shkollë dhe po vazhdon punën.

Ai ka shtuar se ka dy javë që arsimtarja Lezi është rikthyer në shkollë, derisa edhe është shprehur i revolutar se pse mediat po e pyesin lidhur me këtë rast.

“Po ajo është duke punuar qe dy javë, une sdi pse po më thirrni për këtë punë. Ajo është duke punuar qe dy javë. Ajo është në punë qe dy javë asnjë ditë nuk është nalë prej punës”, ka thënë Muharremaj.

Mësuesja Remzie Lezi me një vendim të “Këshillit Drejtues”, ishte përjashtuar nga shkolla “Flamuri i Arbërit” në Suharekë ku punonte si mësimdhënëse, dhe e gjithë kjo për shkak të shamisë.

“Kam ardhur brenda në shkollë jam, më kanë leju me hy por drejtori erdhi më herët dhe më tha nuk mundem me të lanë këtu më këtë uniformë”, pati thënë ajo për Infokus

Ajnisha Veselaj në një video ku një mërgimtar i ka ofruar mësueses së larguar ti paguajë pagën për aq kohë sa nuk do ta kthejnë në shkollë, ka bërë një koment skandaloz duke fyer e ofenduar kolegen e saj por edhe personin që i ka ofruar ndihmë.

“Bash kishe ba mirë me ja pagu (pagën) deri në pension e mos të duket ka shkolla me shami”, ka shkruar Veselaj në postimin ku iu ofrua ndihmë mësimdhënëses së përjashtuar.

Ndërsa tani sipas kryetarit të Komunës mësuesja është kthyer në mësim madje ka dy javë që sipas tij Lezi vazhdon mësimin në shkollë.