Kryetarit Muharremaj do t’i kontrollohet pasuria

15.06.2022

Në  përputhje me Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, Agjencia kundër Korrupsionit ka bërë sot hedhjen e  shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Nga lista e përzgjedhur sot, Agjencia kundër Korrupsionit do […]

Kryetarit Muharremaj do t’i kontrollohet pasuria Foto: Ilustrim

Në  përputhje me Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, Agjencia kundër Korrupsionit ka bërë sot hedhjen e  shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Nga lista e përzgjedhur sot, Agjencia kundër Korrupsionit do të bëjë  kontrollin e  plotë të pasurisë të  20% e zyrtarëve që janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre. Nga gjithsej 4662 subjekte deklaruese, 932 zyrtarë do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga AKK.

Në mesin e zyrtarëve të lartë shtetëror të cilëve do iu kontrollohet pasuria, janë edhe kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca si dhe dy zëvendëskryeministrat, Besnik Bislimi e Emilija Rexhepi, ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, e zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Po ashtu, në listë për kontroll të pasurisë është edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ndryshe, në këtë kontrollë do të jenë edhe disa kryetarë të komunave: Shaqir Totaj – Prizren, Bedri Hamza – Mitrovicë, Burim Berisha – Fushë – Kosovë, Bali Muharremaj – Suharekë, Fadil Nura – Skenderaj, Srdjan Milosavljevic – Zveçan, Srdan Vulovic – Zubin Potok, Ljiljana Subaric – Graçanicë, Vladica Aritonovic – Ranillug.

Pasuria do t’iu kontrollohet edhe 22 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përfshirë kreun e PDK-së, Memli Krasniqin, kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli, shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashin.

Lista me emrat e deputetëve:
Avni Dehari
Marigona Geci
Besim Muzaqi
Vasfije Blair
Ariana Musliu-Shoshi
Zoran Mojsilovic
Gani Krasniqi
Hajdar Beqa
Samra Ilijazi
Igor Simic
Fadil Gashi
Arben Gashi
Fitore Pacolli-Dalipi
Memli Krasniqi
Jetmire Vrenezi
Erxhan Galushi
Floretë Zejnullahu
Valon Ramadani
Behgjet Pacolli
Fitim Haziri
Hydajet Hyseni Kaloshi
Mirlinda Tishukaj-Sadiku

lkp