Muharremaj ua zgjat kontratat drejtorëve e nënkryetares deri në përfundim të mandatit të kryetarit

02.07.2022

Ndërkaq, me fillimin e vitit të ri, Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kishte përzgjedhur edhe emrat e drejtorëve. Saktësisht më datën 5 janar 2022 Muharremaj kishte konfirmuar emrat e nëntë drejtorëve, prej dhjetë në total sa ka ekzekutivi në Komunën e Suharekës. Të nesërmen më 6 janar Muharremaj kishte nënshkruar edhe vendimet për […]

Muharremaj ua zgjat kontratat drejtorëve e nënkryetares deri në përfundim të mandatit të kryetarit Foto: Ilustrim

Ndërkaq, me fillimin e vitit të ri, Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kishte përzgjedhur edhe emrat e drejtorëve.

Saktësisht më datën 5 janar 2022 Muharremaj kishte konfirmuar emrat e nëntë drejtorëve, prej dhjetë në total sa ka ekzekutivi në Komunën e Suharekës.

Të nesërmen më 6 janar Muharremaj kishte nënshkruar edhe vendimet për emërimin e nënkryetares së komunës dhe nëntë drejtorëve.

Rreth tre muaj më pas, më 24 mars i pari i komunës ka plotësuar kabinetin e tij edhe me emërimin e drejtorit të inspeksionit, që ishte pozitë vakante.

Për dallim nga dhjetë vendimet e datës 5 janar ku mandati i nënkryetares dhe nëntë drejtorëve përfundoi më 30 qershor 2022, sipas vendimit për emërimin e drejtoreshës së inspeksionit, kjo e fundit ka mandat deri sa përfundon edhe mandati i Kryetarit të Komunës, nëse nuk ndërpritet më herët.

Ndërkaq, tashmë Kryetari Muharremaj ka marrë vendim për zgjatjen e kontratës së drejtorëve dhe nënkryetares deri në përfundim të mandantit të kryetarit.

“Ky emërim është nga data 01 korrik 2022 dhe i njëjti mandat përfundon me përfundimin e mandatit të Kryetarit të Komunës, nëse ky emërim nuk ndërpritet më herët”, thuhet në vendimin e ndërmarrë nga Kryetari Muharremaj..

Kujtojmë se, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim në Komunën e Suharekës është Visar Kuçi, Armend Krasniqi drejtor i Drejtorisë për Shërbime Pronësoro-Juridike dhe Kadastër, Enver Shabani drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, Mjedis dhe Emergjencë, Ardian Kotorri drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari, Labinot Halitjaha drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa.

Ndërkaq, Kymete Bajraktari drejtoreshë e Drejtorisë për Administratë, Remzi Bajselmani drejtor i Drejtorisë për Arsim, Lorika Gashi drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë, Besa Kuqi drejtoreshë e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albulena Kokollari drejtoreshë e Drejtorisë së Inspekcionit dhe Mihrije Suka nënkryetare e Komunës.

Vendimi_per_drejtoret