Kryetari Muharremaj thotë se komuna do ndajë një shumë financiare për shërimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Brahim Sedolli
- 04.08.2022
- 0 komente
Brahim Sedolli, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe pjestar i Policisë së Kosovës ka nevojë për ndihmën tuaj.

Ajo që i duhet është shërimi jashtë vendit. Por për këtë i duhen mjete financiare për shërim jashtë shtetit të Kosovës, të cilat Sedolli nuk i posedon.
Për shërimin e Sedollit nevojiten 34.000€
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se komuna jonë do të ndaj një shumë financiare për shërimin e ish ushtarit të UÇK-së Brahim Sedolli.
Muharremaj ka thënë se për shërimin e tij duhet të kujdesemi të gjithë sipas mundësive.
Poashtu ai shtoi se duhet të jemi human edhe në raste tjera sepse bashkë mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin.
Të gjithë ata që duan dhe munden të ndihmojnë Brahim Sedollin, atë mund ta bëjnë përmes xhirollogarisë bankare:
Brahim Sedolli
1502040000082524

KOMENTE1
po po per dikon njerk e dikon none zotri muharremaj per mjekimin e tri rasteveper operim te syve ne turqi per tre te rinj e din rastin edhe drejtori i energjencav enver shabani rasti ka qen para 5 viteve ne mandatin e par te qeverisjes per tre votues e kontribues per AAK ne suharek jeni deklaru se nuk keni bugjet as nga nji euro per ndihm rasti ne fjal ka kushtu afro 5000 eur sipas profakturav te klinikav private ne kosov rastin ja kini bart te ministeija e shendetsia ne komun qe ka qjet veten me kontribu me nji shum simbolike me nga 50 eur per secilin rast e falenderoj per sa ka pas qaq ka dhon e ju si kuvend komunal as pe ju ka honger palla