Kryetari Muharremaj pret në takim kryetarin e Prizrenit, zotohen për bashkëpunim

09.02.2022

Dy kryetarët e dy komunave fqinje kanë diskutuar për bashkëpunimin dhe idetë e ndryshme zhvillimore mes dy komunave. “Një takim përmbajtësor sot e kam zhvilluar me Kryetarin e Komunës së Prizrenit z.Shaqir Totaj. Biseduam për planet e bashkëpunimit dhe ideve të ndryshme për zhvillim mes dy komunave tona. Ne duhet t’u krijojmë qytetarëve kushte, që […]

Kryetari Muharremaj pret në takim kryetarin e Prizrenit, zotohen për bashkëpunim Foto: Ilustrim

Dy kryetarët e dy komunave fqinje kanë diskutuar për bashkëpunimin dhe idetë e ndryshme zhvillimore mes dy komunave.

“Një takim përmbajtësor sot e kam zhvilluar me Kryetarin e Komunës së Prizrenit z.Shaqir Totaj. Biseduam për planet e bashkëpunimit dhe ideve të ndryshme për zhvillim mes dy komunave tona. Ne duhet t’u krijojmë qytetarëve kushte, që ata ta kenë një mirëqenie sa më të mirë” ka njoftuar Muharremaj.

Ndryshe Muharremaj edhe me kryetarin paraprak të Komunës së Prizrenit vazhdimisht kanë bashkëpunuar në iniciativa të ndryshem.