Kryetari Muharremaj e drejtori Kotorri përcjellin nga afër procesin e korrje-shirjeve

02.07.2022

Ka disa ditë që ka filluar fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Suharekës. Rendimentet janë të mira dhe procesi po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë. Muharremaj ka uruar që ky vit të jetë me rendimete të larta për të gjithë fermerët e Komunës së Suharekës. “Kanë filluar korrje shirjet në Komunën e Suharekës. Sot kam […]

Kryetari Muharremaj e drejtori Kotorri përcjellin nga afër procesin e korrje-shirjeve Foto: Ilustrim

Ka disa ditë që ka filluar fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Suharekës.

Rendimentet janë të mira dhe procesi po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë.

Muharremaj ka uruar që ky vit të jetë me rendimete të larta për të gjithë fermerët e Komunës së Suharekës.

Kanë filluar korrje shirjet në Komunën e Suharekës. Sot kam parë procesin e korrje shirjeve në fshatin Sopijë. Uroj që ky vit të jetë me rendimente të larta për të gjithë fermerët e Komunës së Suharekës“, ka shkruar Muharremaj në “Facebook”.