Kryetari Muharremaj ofron oborrin e komunës për mërgimtarët!

05.07.2022

Në vendimin e marrë nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, thuhet se ju lejohet hyrja në oborrin e Komunës të gjitha automjeteve private, që janë me tabela të huaja (mërgimtarëve) nga data 05.07.2022 deri me datën 31.08.2022. Po ashtu, kryetari Muharremaj ka marrë vendim që mërgimtarëve t’u lejohet hyrja në tregun javor nga […]

Kryetari Muharremaj ofron oborrin e komunës për mërgimtarët! Foto: Ilustrim

Në vendimin e marrë nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, thuhet se ju lejohet hyrja në oborrin e Komunës të gjitha automjeteve private, që janë me tabela të huaja (mërgimtarëve) nga data 05.07.2022 deri me datën 31.08.2022.

Po ashtu, kryetari Muharremaj ka marrë vendim që mërgimtarëve t’u lejohet hyrja në tregun javor nga data 05 korrik deri më 31 gusht, duke përjashtuar ditën e martë që është ditë tregu në komunën tonë.

Ndërkaq, në këtë periudhë kohore punëtorëve të administratës së komunës ju ndalohet hyrja me automjete në obrrin e komunës.

Në vendim thuhet se: “Mos respektimi i këtij vendimi do të konsiderohet si shkelje e kodit të mirësjelljes të punës dhe do të merren masa konform Ligjeve dhe akteve nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës”.

Vendim-per-lejimin-e-hyrjes-se-automjeteve-te-mergimtareve-ne-oborrin-e-Komunes-2