Kryetari Muharremaj nënshkruan me MAPL-në grantin në vlerë prej 175 mijë Euro

30.07.2022

Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me Kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, vlera e projektit është 175.000,00€, prej tyre MAPL bashkëfinancon vlerën prej 100.000,00€, ndërsa Komuna e Suharekës vlerën prej 75.000,00€. Gjithashtu, minstri Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me Kryetarin e Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, vlera e së cilit […]

Kryetari Muharremaj nënshkruan me MAPL-në grantin në vlerë prej 175 mijë Euro Foto: Ilustrim

Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me Kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, vlera e projektit është 175.000,00€, prej tyre MAPL bashkëfinancon vlerën prej 100.000,00€, ndërsa Komuna e Suharekës vlerën prej 75.000,00€.

Gjithashtu, minstri Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me Kryetarin e Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, vlera e së cilit është 74.932,00€, prej tyre MAPL bashkkëfinancon vlerën prej 50.000,00€, ndërsa Komuna e Junikut vlerën prej 24.932,00€.

Po ashtu, ai ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit me Kryetarin e Komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç, ku vlera e projektit është 65.600,00€, prej tyre MAPL bashkëfinancon vlerën prej 45.000,00€, ndërsa Komuna e Mamushës vlerën prej 20.600,00€.

Ministri Krasniqi ka nënshkruar Marrëveshjet e Mirëkuptimit edhe me Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, vlera e projektit është 174.519.05€, bashkëfinancimi nga MAPL është në vlerë prej 100.000,00€, ndërsa nga komuna vlera është 74.519.05€

Projektet e tilla janë vazhdimësi e punës së MAPL me qëllim të përkrahjes së komunave, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje më të lehtë në shërbime.