Kryetari Muharremaj me vizitë zyrtare në Fellbah të Gjermanisë

09.04.2022

Komuna e Suharekës dhe ajo e Fellbahut të Gjermanisë janë të binjakëzuara dhe vazhdimisht mbajnë aktivitete të përbashkëta si në Suharekë e po ashtu edhe në Fellbah. Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj së bashku me dy ish-kryetarët e tjerë të komunës, Blerim Kuçi dhe Sali Asllanaj, e me bashkëpunëtorë të tjetë janë ftuar nga kryetarja […]

Kryetari Muharremaj me vizitë zyrtare në Fellbah të Gjermanisë Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës dhe ajo e Fellbahut të Gjermanisë janë të binjakëzuara dhe vazhdimisht mbajnë aktivitete të përbashkëta si në Suharekë e po ashtu edhe në Fellbah.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj së bashku me dy ish-kryetarët e tjerë të komunës, Blerim Kuçi dhe Sali Asllanaj, e me bashkëpunëtorë të tjetë janë ftuar nga kryetarja e Fellbahut, Gabriele Zull, për vizitë zyrtare.

Në ditët në vazhdim të vizitës, do të ketë ngjarje kulturore të shqiptarëve dhe më gjerë, në qytetin e Fellbahut.

Dje u bë hapja e ekspozitës së artistit suharekas, Refki Gollopeni.

Hapjen e ekspozitës e bëri kryetarja e Fellbahut, Gabriele Zull me një pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve.

“Fellbahu është qyteti ku ndihemi gjithmonë si në shtëpinë tonë”, ka thënë kryetari Muharremaj.