Kryetari Muharremaj e pranon që ka dështuar projekti për ndërtimin e objektit të ri të Komunës

24.06.2021

Më 6 mars të vitit 2019, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kishte nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për objektin e ri i të Komunës e cila ishte paraparë që të ndërtohet brenda dy viteve. Ky projekt ishte investim i përbashkët me Komunën e Suharekës dhe Ministrinë e Administrimit […]

Kryetari Muharremaj e pranon që ka dështuar projekti për ndërtimin e objektit të ri të Komunës Foto: Objekti i i ri i Komunës së Suharekës

Më 6 mars të vitit 2019, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kishte nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për objektin e ri i të Komunës e cila ishte paraparë që të ndërtohet brenda dy viteve.

Ky projekt ishte investim i përbashkët me Komunën e Suharekës dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Sipas atij dokumenti të nënshkruar ishte paraparë se në vitin 2019 MAPL të financojë me 500.000.00 euro ndërsa Komuna e Suharekës me 50.000.00 euro, ndërsa në vitin 2020 MAPL financon me 850.000.00 euro ndërsa Komuna me 200.000.00 euro.

Po ashtu Muharremaj kishte postuar edhe fotografi se si do të dukej objekti i ri i Komunës së Suharekës.

Mirëpo pas dy viteve të marrëveshjes së nënshkruar për ndërtimin e objektit të komunës, kryetari Muharremaj thotë se Komuna e re nuk do të bëhet.

Më 31 maj të këtij viti ishte mbajtur mbledhja e Asamblesë Komunale, ku asambleisti nga radhët e LDK-së, Alban Berisha kishte debatuar me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj duke filluar nga pyetja për bajpasin për të dalur nga fshati Shirokë e deri te pyetja për objektin e ri të Komunës.

Po ashtu Berisha kishte ngritur një shqetësim të banorëve në lagjen ku është hap Interex, dhe nuk ka ndonjë masë të marrë nga Interex “dhe ju kryetar jeni përgjegjës për qytetarët për një jetë të qetë, pa zhurmë”, kishte thënë asambleisti Berisha.

Më poshtë mund t’i lexoni përgjigjet e kryetarit Muharremaj për pyetjet e Asamblesitit Alban Berisha.

Alban Berisha – para se me fillu sheshi,ju keni thënë që njëherë ka mu bo bajpasi që me dal prej Shirokës. Ku ka mbërri ky projekt? Është për tu frigu se si do ta kalojmë flugën e komunikacionit si qytet. E keni përmend një rreth rrotullim te stacioni i policisë me u bë, pastaj ke premtu Komunë të re.

Kryetari – në fushatë nuk kam premtu Komunë të re. Kemi bë një marrëveshje me Ministrinë e Adminisratës dhe Pushtetit lokal në vlerë 1.5 million euro,mirëpo paret i ka hek ministria.Sipas ekspertëve nuk mund të bëhet rreth rrotullimi.Rrethi do të bëhet te shkolla Destan Bajraktari për shkak të numrit të madh të nxënësëve. Te sheshi nuk di pse ka mu bë ai fluks kur rruga ekziston si përpara. Unazat janë projekte të mëdhaja dhe kemi probleme me shpronësimin e tokave.Punët vazhdojnë mirëpo me një dinamikë më të vogël për shkak të shkurtimeve buxhetore.

Alban Berisha – a është e vërtetë që ke thënë vet që ka mu kry bajapasi pastaj sheshi,apo se ke dit që duhet mi shpronësu pronat?

Kryetari – është projekt i madh dhe jemi duke punuar.

Alban Berisha – u ngrit një shqetësim nga banorët në lagjen ku është hap Interex,dhe nuk ka naj masë të marrë nga Interex,dhe ju Kryetar jeni përgjegjës për qytetarët për një jetë të qetë,pa zhurmë. Komisioni i performancës a kanë facebook sepse do të kishin rendit ka fillimi?

Kryetari – për 3 – 4 vite 10 milion euro donacion kemi marrë. Te Interex, ja ka dhënë ligji dhe janë duke punu inspektorët për atë punë.

Sa i përket kanalit në Reshtan,është një marrëveshje me hidroregjionin.Ata ku punojnë e prishin dhe nuk e rregullojnë.

Më poshtë mund ta shihni marrëveshjen e nënshkruar nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.