Kryetari Muharremaj e ndan rrogën e shkurtit për Fondin për Siguri

01.03.2022

“Rroga ime e muajit shkurt do të kaloj në Fondin për Siguri. Si ushtarak me profesion, por edhe si ish pjesëtar i UÇK-së, e konsideroj se është momenti i duhur ta ndihmojmë avancimin e ushtrisë sonë, pra Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Muharremaj. Ai i ka ftuar deputetët, ministrat dhe udhëheqësit e dikastereve […]

Kryetari Muharremaj e ndan rrogën e shkurtit për Fondin për Siguri Foto: Ilustrim

“Rroga ime e muajit shkurt do të kaloj në Fondin për Siguri.

Si ushtarak me profesion, por edhe si ish pjesëtar i UÇK-së, e konsideroj se është momenti i duhur ta ndihmojmë avancimin e ushtrisë sonë, pra Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Muharremaj.

Ai i ka ftuar deputetët, ministrat dhe udhëheqësit e dikastereve të tjera të ndajnë të ardhurat e tyre për sigurinë e vendit tonë.

“Megjithëse qytetarët tanë po përballen edhe me rritje çmimesh, si në energji elektrike e shumë të tjera, le ta bartim më shumë ne udhëheqësit peshën e kësaj situate”, ka thënë kreu i Suharekës.