Kryetari Muharremaj dhe drejtori Kotorri vizitojnë bujqit, njoftohen për së afërmi me dëmet nga breshëri

29.05.2022

Gjatë ditës së shtunë qytetarët vazhdimisht kanë raportuar për reshje të breshërit por jo dëme të theksuara. Për tu njoftuar për së afërmi për dëmet eventuale në kulturat bujqësore, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë Ardian Kotorri, kanë vizituar sot bujqit në fshatin Nëpërbisht. Lidhur me vizitën në […]

Kryetari Muharremaj dhe drejtori Kotorri vizitojnë bujqit, njoftohen për së afërmi me dëmet nga breshëri Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së shtunë qytetarët vazhdimisht kanë raportuar për reshje të breshërit por jo dëme të theksuara.

Për tu njoftuar për së afërmi për dëmet eventuale në kulturat bujqësore, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë Ardian Kotorri, kanë vizituar sot bujqit në fshatin Nëpërbisht.

Lidhur me vizitën në fshatin Nëpërbisht në një përgjigje për SuharekaOnline, drejtorit i Bujqësisë, Ardian Kotorri ka thënë se ditëve në vazhdim do të formohet një komision profesional, i cili do të bëjë vlerësimin e dëmeve të breshërit në tërë territorin e Komunës së Suharekës.

Ndryshe në vitin e kaluar dëmet e shkaktuara në Komunën e Suharekës nga reshjet atmosferike dhe vërshimet kanë kaluar vlerën prej 1 milion euro.