Krahasuar me vitin shkollor 2020/21, Suhareka ka 521 nxënës më pak

27.01.2022

Në Komunën e Suharekës funksionojnë 29 Shkolla Fillore të Mesme të Ulëta (SHFMU), dhe 3 Shkolla të Mesme të Lartë (SHML) si dhe institucioni parashkollor – çerdhja e femijeve “Flutura” me katër paralelel të ndara në Duhël, Mushtisht, Sopijë dhe Gjinoc. Në kuadër të shkollave amë (SHFMU) funksionojnë edhe 12 paralelet të ndara (shkollat satelit) […]

Krahasuar me vitin shkollor 2020/21, Suhareka ka 521 nxënës më pak Foto: Ilustrim

Në Komunën e Suharekës funksionojnë 29 Shkolla Fillore të Mesme të Ulëta (SHFMU), dhe 3 Shkolla të Mesme të Lartë (SHML) si dhe institucioni parashkollor – çerdhja e femijeve “Flutura” me katër paralelel të ndara në Duhël, Mushtisht, Sopijë dhe Gjinoc.

Në kuadër të shkollave amë (SHFMU) funksionojnë edhe 12 paralelet të ndara (shkollat satelit) që rezulton se në total mësimi organizohet në 49 objekte shkollore.

Është me rëndësi të theksohet se një numër i madh i shkollave të komunës sonë mësimin e zhvillojnë vetëm në një ndërrim: 22 SHFMU si shkolla amë, 7 paralele të ndara fizike dhe SHML “Abdy Ramaj” në Shirokë. Në vazhdim i japin informatat mbi regjistrimet (numrin) e nxënësve në shtator 2021.

Numri i nxënësve në të gjitha nivelet e arsimit në Komunën e Suharekës

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Suharekë në bashkëpunim me shkollat fillore ka planifikuar numrin e paraleleve dhe numrin e nxënësve për regjistrim në paralelet parafillore dhe klasa të para. Sipas këtij planifikimi dhe në mbështetje të UA nr. 16/2004 të MASHT është realizuar edhe regjistrimi i të gjithë fëmijëve të moshës pesë vjeçare në paralelet parafillore dhe fëmijët e moshës gjashtë vjeçare në klasat e para.

Regjistrimi i nxënësve në klasë të X-ta në afatin e qershorit dhe gushtit është realizuar në bazë të konkursit të shpallur nga DKA sipas nevojës të tregut të punës dhe kërkesave të shkollave.

Numri i nxënësve në të gjitha nivelet e arsimit në Komunën e Suharekës

Gjithsej numri i nxënësve është 9,682 (duke përfshirë edhe çerdhen). Në krahasim me vitin shkollor 2020/21 numri i nxënësëve është më pak për 521 nxënës. Zvogëlim të numrit të nxënësve ka pothuajse në të gjitha shkollat rurale, kurse rritje në ato urbane.

Suksesi dhe vijimi i nxënësve

Në vazhdim e paraqesim suksesin e nxënësve dhe mungesat për vitin shkollor 2020/2021.

Suksesi dhe vijimi i nxënësve në Komunën e Suharekës

Nga këto të dhëna rezulton se 90% të nxënësve kanë sukses pozitiv, 5.2% negativ dhe 4.5% të pa notuar. Edhe pse shkollat punuan në rrethana shumë të vështira për shkak të pandemisë COVID-19 suksesi i nxënësve është i kënaqshëm.