KQZ certifikon rezultatet për kuvende komunale, kryetarët kanë afat 15 ditë për thirrjen e mbledhjes inaguruese

16.11.2021

Në këtë mënyrë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmbylli procesin e Zgjedhjeve për Kuvende Komunale. Partitë politike në Komunën e Suharekës në bazë të ulëseve do të kenë këtë renditje: AAK 12, LDK 9, PDK 4, LVV 4, Iniciativa e Therandës 1 dhe Nisma 1. Pas certifikimit në bazë të nenit 42.2 të Ligjit për Vetqeverisje […]

KQZ certifikon rezultatet për kuvende komunale, kryetarët kanë afat 15 ditë për thirrjen e mbledhjes inaguruese Foto: Ilustrim

Në këtë mënyrë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmbylli procesin e Zgjedhjeve për Kuvende Komunale.

Partitë politike në Komunën e Suharekës në bazë të ulëseve do të kenë këtë renditje: AAK 12, LDK 9, PDK 4, LVV 4, Iniciativa e Therandës 1 dhe Nisma 1.

Pas certifikimit në bazë të nenit 42.2 të Ligjit për Vetqeverisje Lokale fillon të rrjedhë afati për thirrjen e mbledhjes inaguruese sipas të cilit thuhet se: “Mbledhja inaguruese e Kuvendit të Komunës thirret nga kryetari (aty ku është zgjedhur) brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve”.

Por kësisoj mbetet në diskrecionin e kryetarëve, të cilët janë zgjedhur me raund të parë se kur mund të thërrasin mbledhjen inauguruese, kjo pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).