Konkursi për zv.drejtor në QKMF-Suharekë, DShMS publikon listën e ngushtë për intervistën me gojë

17.08.2022

Ndërkaq, DShMS-ja para disa dite lidhur me këtë konkurs kishte publikuar rezultatet e testit me shkrim të 5 kandidatëve. Kurse, gjatë ditës së djeshme kjo drejtori ka publikuar listën e ngushtë të kandidatëve për intervistën me gojë. “Komisioni përzgjedhës me numër 01-410-45905, për zhvillimin e procedurave për pozitën zëvendës drejtor në QKMF “Rexhep Kuqi” në […]

Konkursi për zv.drejtor në QKMF-Suharekë, DShMS publikon listën e ngushtë për intervistën me gojë Foto: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë / SuharekaOnline

Ndërkaq, DShMS-ja para disa dite lidhur me këtë konkurs kishte publikuar rezultatet e testit me shkrim të 5 kandidatëve.

Kurse, gjatë ditës së djeshme kjo drejtori ka publikuar listën e ngushtë të kandidatëve për intervistën me gojë.

“Komisioni përzgjedhës me numër 01-410-45905, për zhvillimin e procedurave për pozitën zëvendës drejtor në QKMF “Rexhep Kuqi” në Suharekë, në bazë të nenit 11, pika 1.2, UA 07-2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik ka krijuar listën e ngushtë të kandidatëve që kanë kaluar 50% të testit me shkrim dhe publikon këtë njoftim për intervistimin e kandidatëve me gojë”, thuhet në njoftimin e DSHMS-së.

Intervista me gojë do të mbahet sot me fillim prej orës 10:30.

Në këtë listë janë përfshirë kandidatët:
1. Habibe Bytyqi,
2. Driton Maliqaj; dhe
3. Emrush Bytyqi.

“Kandidatët të cilët nuk janë përfshirë në listën e ngushtë kanë të drejtë që në afat prej 3 ditësh të paraqesin vërejtjet në përpilimin e listës së ngushtë te Komisioni përzgjedhës për Zëvendës Drejtor në QKMF “Rexhep Kuqi” në Suharekë”, thuhet në njoftim.

06-989-intervista