Konkursi për një vozitës në Drejtorinë për Administratë në Suharekë, publikohen rezultatet e testit me shkrim

06.07.2021

Komuna e Suharekës, përkatësisht zyra e personelit të kryetarit kishte shpallur konkurs pune për një vozitës në Drejtorinë për Administratë. Të premtën të njëjtit kanë publikuar listën e ngushtë të aplikantëve sipas konkursit 01 nr.016-37211 të cilët do t’i nënshtrohen testit me shkrim, transmeton SuharekaOnline. Kandidatët të cilët ishin përfshirë në listën e ngushtë, sot […]

Konkursi për një vozitës në Drejtorinë për Administratë në Suharekë, publikohen rezultatet e testit me shkrim Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës, përkatësisht zyra e personelit të kryetarit kishte shpallur konkurs pune për një vozitës në Drejtorinë për Administratë.

Të premtën të njëjtit kanë publikuar listën e ngushtë të aplikantëve sipas konkursit 01 nr.016-37211 të cilët do t’i nënshtrohen testit me shkrim, transmeton SuharekaOnline.

Kandidatët të cilët ishin përfshirë në listën e ngushtë, sot i’u nënshtruan testit me shkrim, me fillim nga ora 09:00 në Sallën e Bordit në katin e dytë të Komunës.

Po ashtu gjatë ditës së sotme Komisioni Përzgjedhës i emruar nga Kryetari i Komunës pozitën Vozitës në Drejtorinë për Administratë ka publikuar rezultatet e testit me shkrim.

Kandidatët të cilët kanë arritur 50 e më shumë pikë fitojnë të drejtën që të nënshtrohen intervistës me gojë.

Intervist ame gojë do të mbahet me datë: 12.07.2021 në ora 10:00 në sallën e Bordit në katin e dytë të Komunës.

Njoftim-per-rezultatet-testi-me-shkrim-Vozites-2021