Konkursi për drejtor në shkollën fillore në Javor, DKA-Suharekë publikon listën e ngushtë

20.07.2022

Ndërkaq, tashmë DKA-Suharekë ka publikuar listën e ngushtë për pozitën drejtor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “I.J. Kumanova” në fshatin Javor. Intervistat me gojë do të mbahen me datë 28.07.2022 në ora 15:00, në Sallën e Bordit të KK Suharekë. Për pozitën drejtor në SHFMU “I.J. Kumanova” në fshatin Javor, në listën […]

Konkursi për drejtor në shkollën fillore në Javor, DKA-Suharekë publikon listën e ngushtë Foto: Ilustrim

Ndërkaq, tashmë DKA-Suharekë ka publikuar listën e ngushtë për pozitën drejtor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “I.J. Kumanova” në fshatin Javor.

Intervistat me gojë do të mbahen me datë 28.07.2022 në ora 15:00, në Sallën e Bordit të KK Suharekë.

Për pozitën drejtor në SHFMU “I.J. Kumanova” në fshatin Javor, në listën e ngushtë janë përfshirë tre kandidatë, Atdhe Luzhinca, Burim Gashi dhe Ardita-Gashi Berisha.

Kandidatët të cilët nuk janë përfshirë në listën e ngushtë kanë të drejtë që në afat prej 3 ditësh të paraqesin vërejtjet në përpilimin e listës së ngushtë te Komisioni përzgjedhës për drejtorë të institucioneve edukativo-arsimore.

njoftim-lista-e-ngusht-per-drejtor-shkolle-Javor