Konkursi për drejtor në dy shkolla, DKA-Suharekë publikon listën e ngushtë

06.07.2022

“Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të nenit 8, pika 2.3 e UA nr. 151/2020 ka krijuar listën e ngushtë me të gjithë kandidatët/et, të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret sipas konkursit të shpallur 05 nr. 556 të datës 16.05.2022 – RISHPALLJE, si dhe Formularit “B/14 […]

Konkursi për drejtor në dy shkolla, DKA-Suharekë publikon listën e ngushtë Foto: Ilustrim

“Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të nenit 8, pika 2.3 e UA nr. 151/2020 ka krijuar listën e ngushtë me të gjithë kandidatët/et, të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret sipas konkursit të shpallur 05 nr. 556 të datës 16.05.2022 – RISHPALLJE, si dhe Formularit “B/14 dhe “B2″ të UA nr. 151/2000. Intervistat me gojë do të mbahen me datën 15.07.2022 në ora 10:00, në Sallën e Bordit të KK Suharekë”, thuhet në njoftim.

Konkursi ka qenë i hapur për pozitën drjetor në SHFMU “Destan Bajraktari” në Suharekë dhe SHFMU “Rilindja” në Nëpërbisht.

Kandidatja e vetme që është përfshirë në listën e ngushtë për këtë pozitë në SHFMU “Destan Bajraktari” është Meritë Bajraktari, e cila do t’i nënshtrohet intervistës me gojë me datën 15 korrik në ora 10:00 në Sallën e Bordit të KK Suharekë.

Ndërkaq, për pozitën drejtor në SHFMU “Rilindja” në fshatin Nëpërbisht, në listën e ngushtë janë përfshirë dy kandidatë, Ilir Kryeziu dhe Maliq Hoti, të cilët do t’i nënshtrohen intervistës me gojë me datën 15 korrik në ora 11:00 në Sallën e Bordit të KK Suharekë.

Kandidatët të cilët nuk janë përfshirë në listën e ngushtë kanë të drejtë që në afat prej 3 ditësh të paraqesin vërejtjet në përpilimin e listës së ngushtë te Komisioni përzgjedhës për drejtorë të institucioneve edukativo-arsimore.

njoftim-Lista-e-ngusht-per-drejtor-shkolle