Konkursi për asistent/e për fëmijët me nevoja të veçanta, DKA-Suharekë publikon rezultatet e testit me shkrim

23.12.2022

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka publikuar rezultatet e testit me shkrim të kandidatëve për asistent të fëmijëve me nevoja të veçanta. Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit 05 […]

Konkursi për asistent/e për fëmijët me nevoja të veçanta, DKA-Suharekë publikon rezultatet e testit me shkrim Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka publikuar rezultatet e testit me shkrim të kandidatëve për asistent të fëmijëve me nevoja të veçanta.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit 05 nr. 1035, të datës 24.10.2022, ka përpiluar listën e kandidatëve sipas pikëve të arritura në testim me shkrim, raporton SuharekaOnline.

Poashtu, në njoftim bëhet e ditur se intervista me gojë do të mbahet me datë 27.12.2022 në sallën e Bordit KKSuharekë.