Konkursi për asistent/e për fëmijët me nevoja të veçanta, DKA-Suharekë pranon në punë këto kandidate

02.01.2023

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka marr vendim për pranim në punë të kandidatëve që aplikuan për pozitën asistent/e për fëmijët me nevoja të veçanta në disa shkolla të Komunës së Suharekës. Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve të përcaktuara sipas […]

Konkursi për asistent/e për fëmijët me nevoja të veçanta, DKA-Suharekë pranon në punë këto kandidate Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka marr vendim për pranim në punë të kandidatëve që aplikuan për pozitën asistent/e për fëmijët me nevoja të veçanta në disa shkolla të Komunës së Suharekës.

Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve të përcaktuara sipas konkursit 05 nr.1035 të datës 24.10.2022 dhe përfundimit të intervistës me shkrim dhe me gojë, ka marr vendim për përzgjedhjen e kandidatëve në bazë të pikëve të fituara në testin me shkrim dhe intervisten me gojë, raporton SuharekaOnline.

Sipas konkursit bëhej e ditur se DKA-Suharekë kishte hapur vende të lira pune për pozitën asistent/e për fëmijët me nevoja të veçanta në SHFMU “Sadri Duhla” në Duhël, SHFMU “Dëshmorët e Kombit” në Vraniq dhe SHFMU “Migjeni” në Gjinoc.

Sipas njoftimit bëhe e ditur se në SHMFU “Sadri Duhla” në Duhël kandidatja me numër të protokolit 05-110-74731, Valentina Suka ka arritur gjithsej 141.3 pikë, në SHFMU “Dëshmorët e kombit” në Vraniq kandidatja me numër protokoli 05-110-76868, Diellza Morina ka arritur 158 pikë, ndërsa në SHFMU “Migjeni” në Gjinoc kandidatja me numër protokoli 05-110-76860, Driana Selimi ka arritur gjithsej 169 pikë.