Konkursi për 2 mësimdhënës/e dhe një punëtor/e teknik, DKA-Suharekë publikon rezultatet e testit me shkrim

11.06.2021

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Suharekës më datë 11 maj të këtij viti kishte hapur konkurs pune për 2 mësimdhënës/e në dy shkolla të komunës si dhe një punëtor/e teknik. Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka publikuar rezultatet e testit me shkrim, ku edhe ka përpiluar listën e kandidatëve të cilët do t’i nënshtrohen […]

Konkursi për 2 mësimdhënës/e dhe një punëtor/e teknik, DKA-Suharekë publikon rezultatet e testit me shkrim Foto: Ilustrim

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Suharekës më datë 11 maj të këtij viti kishte hapur konkurs pune për 2 mësimdhënës/e në dy shkolla të komunës si dhe një punëtor/e teknik.

Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka publikuar rezultatet e testit me shkrim, ku edhe ka përpiluar listën e kandidatëve të cilët do t’i nënshtrohen intervistës me gojë me datë: 16.06.2021, në ora 09:00 në sallën e Bordit të KK Suharekë, raporton SuharekaOnline.

Kandidatët të cilët kanë arritur 50 e më shumë pikë fitojnë të drejtën që t’i nënshtrohen intervistës me gojë.

Kujtojmë se Drejtoria e Arsimit në Komunës e Suharekës kishte hapur konkurs për një mësimdhënës/e për mësimin klasor në SHFMU “Edit Durham” në Mushtisht – paralelja në Delloc, për kohë të caktuar (deri në përfundimin e mandatit të drejtorit).

Po ashtu konkursi ishte i hapur edhe për një mësimdhënës/e për mësimin klasor në SHFMU “Dëshmorët e Greikocit” në Greikoc, si dhe një punëtor/e teknik në SHFMU “Sadri Duhla” në Duhël – paralelja në Dragaqinë.

Rezultatet-e-testit-me-shkrim-sipas-konkursit-nr.890