Konkursi për 17 mësimdhënës dhe një punëtor ndihmës, DKA-Suharekë publikon rezultatet përfundimtare

23.10.2021

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme DKA-Suharekë ka publikuar rezultatet përfundimtare, kjo pas përfundimit të intervistës me shkrim dhe asaj me gojë. “Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit 05Nr.1429, të datës 10.09.2021, pas përfundimit të intervistës me shkrim dhe me […]

Konkursi për 17 mësimdhënës dhe një punëtor ndihmës, DKA-Suharekë publikon rezultatet përfundimtare Foto: Ilustrim

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme DKA-Suharekë ka publikuar rezultatet përfundimtare, kjo pas përfundimit të intervistës me shkrim dhe asaj me gojë.

“Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit 05Nr.1429, të datës 10.09.2021, pas përfundimit të intervistës me shkrim dhe me gojë, mori këtë vendim, për përzgjedhjen e kandidatëve në bazë të pikëve të fituara në testin me shkrim dhe intervistën me gojë”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie.

Konkursi ka qenë për Shkollën Fillore “7 Marsi” në Suharekë, në Krushicë e Epërme – Mohlan, “Vëllezërit Frashëri” në Bukosh, “Besim Ndrecaj” në Maqitevë, “Gj. K. Skënderbeu” në Sallagrazhdë, “Bajram Curri” në Nishor, “Lidhja e Prizrenit” në Budakovë, në Popolan (Vraniq), “Shkëndija” në Suharekë, “Sadri Duhla” në Duhël, “Naum Veqilharxhi” në Mohlan, Shkollën e Mesme Teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë, “Dëshmorët e Kombit” në Vraniq, “Dëshmorët e Tivarit” në Peqan,

Publikimi-i-rezultateve-22.10.2021