Komuna e Suharekës ndan 29,489.96 euro për ndërtimin e sistemit të ujitjes në Samadrexhë, Reshtan dhe Studençan

08.12.2022

Komuna e Suharekës ka njoftuar për nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e sistemit të ujitjes për sipërfaqet bujqësore në Samadrexhë, Reshtan dhe Studençan. Në njoftimin e komunës bëhet e ditur se këto punime i takojnë fazës së dytë të ndërtimit. Komuna e Suharekës, ka bër të ditur se për ndërtimin e sistemit të ujitjes i […]

Komuna e Suharekës ndan 29,489.96 euro për ndërtimin e sistemit të ujitjes në Samadrexhë, Reshtan dhe Studençan Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka njoftuar për nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e sistemit të ujitjes për sipërfaqet bujqësore në Samadrexhë, Reshtan dhe Studençan.

Në njoftimin e komunës bëhet e ditur se këto punime i takojnë fazës së dytë të ndërtimit.

Komuna e Suharekës, ka bër të ditur se për ndërtimin e sistemit të ujitjes i cili do të jetë kanal i hapur, janë ndarë 29,489.96 euro.