Komuna, ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike
- 17.12.2018

Vitin e kaluar, por edhe vitet me parë, nga pakujdesia dhe mungesa e informacioneve për përdorimin e fishekzjarrëve, dhjetëra qytetarë janë lënduar, dhe nga plagët e marra kanë kërkuar ndihmën e mjekut.
Qytetarët ankohen nga hedhja e pakontrolluar e fishekzjarrëve në qytete, dhe druajnë për pasojat e përdorimit të tyre.

Komuna e Suharekës përmes një urdhërese, ka ndaluar perdorimin e mjeteve piroteknike, me përjashtim të kohës që është e cekur në urdhëresë.
Personat që nuk e zbatojnë këtë urdhëresë do të bien në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të ndëshkohen sipas ligjeve.