Komuna e Suharekës vazhdon ta mbështes Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve

07.11.2022

Komuna e Suharekës së bashku me Komunën e Prizrenit, Dragashit dhe Mamushës kanë njoftuar se do të vazhdojnë të ndihmojnë Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve e cila ndodhet në Prizren. Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrje Suka gjatë ditës së hënë është takuar me përfaqësuesin e OSBE-së së zyrës në Prizren, Albert Flores […]

Komuna e Suharekës vazhdon ta mbështes Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës së bashku me Komunën e Prizrenit, Dragashit dhe Mamushës kanë njoftuar se do të vazhdojnë të ndihmojnë Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve e cila ndodhet në Prizren.

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrje Suka gjatë ditës së hënë është takuar me përfaqësuesin e OSBE-së së zyrës në Prizren, Albert Flores Herrera me të cilin kanë biseduar rreth Qendrës për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve, ku edhe ka bërë të ditur se Komuna e Suharekës do të vazhdojë të ndihmojë edhe më tutje këtë qendër.

Suka ndër tjerash ka theksuar se një kërkesë për rritjen e vlerës së mbështetjës e kanë bërë edhe grupi i grave asambleiste, kërkesë kjo e cila ka kaluar edhe përmes votave në asamble.

Gjithashtu, për anën ligjore të memorandumit të mirëkuptimit për QSGF në Prizren ka dhënë edhe zyrtari ligjor, Avni Bytyçi.

Rikujtojmë se Komuna e Suharekës këtë strehimore e ka mbështetur me mjete financiare nga viti 2019 dhe se kushtet janë të mira sepse gratë të cilat strehohen aty përveç që gjejnë mbështetje për një jetë të pavarur ato edhe janë të sigurta.