Komuna e Suharekës shpenzoi mbi 27 mijë euro për telefoni mobile

16.08.2020

Në shpenzimet e periudhës janar-dhjetor 2019 sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, figurojnë edhe shpenzimet për dreka zyrtare, telefoni mobile dhe karburante për vetura. Në bazë të publikimeve në uebfaqen e Komunës së Suharekës rezulton që Zyra e Kryetarit të Suharekës për vitin 2019 ka shpenzuar 3,041,41€ për telefoni mobile. Shpenzime […]

Komuna e Suharekës shpenzoi mbi 27 mijë euro për telefoni mobile Foto: Ilustrim

Në shpenzimet e periudhës janar-dhjetor 2019 sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, figurojnë edhe shpenzimet për dreka zyrtare, telefoni mobile dhe karburante për vetura.

Në bazë të publikimeve në uebfaqen e Komunës së Suharekës rezulton që Zyra e Kryetarit të Suharekës për vitin 2019 ka shpenzuar 3,041,41€ për telefoni mobile.

Shpenzime më të mëdha për telefoni mobile janë bërë për Shërbime Publike, gjithsejt 8,605.65 €.

Në total për vitin 2019 Komuna e Suharekës ka shpenzuar 27,191.24 € për telefoni mobile.

NjësiaTelefoni Mobile
Zyra e kryetarit €                        3.040,41
Administrata €                        1.785,30
Inspeksioni €                        629,25
ZYRA E KUVENDIT KOMUNAL €                        1.162,41
Buxhet dhe Financa €                        1.948,05
Sherbime Publike €                        8.605,65
Bujqesia €                        2.248,92
Kadastri €                           815,12
Planifikimi Urban – Urbanizmi €                           795,40
Administrata Shendetesi €                           658,40
Sherbimet Sociale €                           716,29
SHËRBIMET E KUJDESIT PRIMAR SHËNDETËSOR (QKMF)  €                        2.554,23
Sherbimet Kulturore €                        1.114,41
Administrata e Arsimit €                           567,40
Arsimi Fillor Suhareke €                           550,00
TOTAL €                      27.191,24

Raportin e Shpenzimeve të Komunës së Suharekës për periudhën Janar – Dhjetor 2019 mund ta gjeni KËTU.