Komuna e Suharekës shpenzoi afër 19 mijë euro për dreka zyrtare

19.08.2020

Në shpenzimet e periudhës janar-dhjetor 2019 sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, figurojnë edhe shpenzimet për dreka zyrtare, telefoni mobile dhe karburante për vetura. Në bazë të publikimeve në uebfaqen e Komunës së Suharekës rezulton që Zyra e Kryetarit të Suharekës për vitin 2019 ka shpenzuar 3,002,30€ për dreka zyrtare. Shpenzime […]

Komuna e Suharekës shpenzoi afër 19 mijë euro për dreka zyrtare Foto: Ilustrim

Në shpenzimet e periudhës janar-dhjetor 2019 sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, figurojnë edhe shpenzimet për dreka zyrtare, telefoni mobile dhe karburante për vetura.

Në bazë të publikimeve në uebfaqen e Komunës së Suharekës rezulton që Zyra e Kryetarit të Suharekës për vitin 2019 ka shpenzuar 3,002,30€ për dreka zyrtare.

Shpenzime më të mëdha për dreka zyrtare janë bërë për Shërbimet Kulturore, gjithsejt 3,310.50 €.

Në total për vitin 2019 Komuna e Suharekës ka shpenzuar 18,986.30 € për dreka zyrtare.

NjësiaDreka Zyrtare
Zyra e kryetarit €                         3.002,30
Administrata €                         1.648,00
Inspeksioni €                            245,50
ZYRA E KUVENDIT KOMUNA €                         1.269,40
Buxhet dhe Financa €                            701,70
Sherbime Publike €                         2.004,20
ZKK €                            315,00
Bujqesia €                            309,80
Kadastri €                            459,00
Planifikimi Urban – Urbanizmi €                            422,80
Administrata Shendetesi €                            453,00
Sherbimet Sociale €                            159,60
SHËRBIMET E KUJDESIT PRIMAR SHËNDETËSOR (QKMF)  €                         1.887,80
Sherbimet Kulturore €                         3.310,50
Administrata e Arsimit €                         2.561,10
Arsimi Fillor Suhareke €                            198,00
Arsimi i Mesem €                              38,60
TOTAL €                       18.986,30