Komuna e Suharekës shpall një vend të lirë pune për roje pylli

30.03.2023

Komuna e Suharekës ka hapur konkurs për roje pylli në Drejtorinë për Bujqësi Zhvillim Rural dhe Pylltari. Bazuar në nenin 80, të Ligjit Nr-06/L-114 Për Zyrtarët Publik dhe nenit 7 të rregullores (QRK) NR.05/2022 për procedurat konkuruese dhe pranimi për Nëpunësit Administrativ dhe Mbështetës, Zyra e Personelit e Komunës së Suharekës njofton të gjithë të […]

Komuna e Suharekës shpall një vend të lirë pune për roje pylli Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka hapur konkurs për roje pylli në Drejtorinë për Bujqësi Zhvillim Rural dhe Pylltari.

Bazuar në nenin 80, të Ligjit Nr-06/L-114 Për Zyrtarët Publik dhe nenit 7 të rregullores (QRK) NR.05/2022 për procedurat konkuruese dhe pranimi për Nëpunësit Administrativ dhe Mbështetës, Zyra e Personelit e Komunës së Suharekës njofton të gjithë të interesuarit se ka bërë publikimin e konkursit për vendin e lirë të punës në Drejtorinë për Bujqësi Zhvillim Rural dhe Pylltari në Suharekë për roje pylli në këtë drejtori, shkruan SuharekaOnline.

Kanidatët e interesuar për këtë pozitë mund të aplikojnë prej datës 11.04.2023 deri më 18.04.2023.

Poashtu, në njoftim thuhet se për të gjitha informatat tjera mund të drejtoheni në Zyren e Personelit të Komunës së Suharekës, zyra nr. 16 ose në numrin e telefonit: 029-271-143.