Komuna e Suharekës sfidon Ministrinë e Infrastrukturës, e rihap tenderin që ministria ja kishte anuluar muajin e kaluar

05.09.2022

Ministria e Infrastruktuës gjatë muajit të kaluar kishte anuluar procesin e zgjerimit të rrugës “Skënderbeu” sepse për zgjerimin e kësaj rruge, Komuna e Suharekës nuk e kishte inicuar asnjë proces për ndryshimin e statutit të rrugës. Komuna e Suharekës në qershor të këtij vitit kishte hapur aktivitetin e prokurimit me emërtimin “Ndërtimi dhe rregullimi i […]

Komuna e Suharekës sfidon Ministrinë e Infrastrukturës, e rihap tenderin që ministria ja kishte anuluar muajin e kaluar Foto: Ilustrim

Ministria e Infrastruktuës gjatë muajit të kaluar kishte anuluar procesin e zgjerimit të rrugës “Skënderbeu” sepse për zgjerimin e kësaj rruge, Komuna e Suharekës nuk e kishte inicuar asnjë proces për ndryshimin e statutit të rrugës.

Komuna e Suharekës në qershor të këtij vitit kishte hapur aktivitetin e prokurimit me emërtimin “Ndërtimi dhe rregullimi i kolektorit në rrugën “Skënderbeu”, por Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës e kishte anuluar këtë projekt duke thirrur në peticionin nr.4864 të datës 01.07.2022 të nënshkruar nga qytetarët e Suharekës të cilët kundërshtonin projektin për zgjerimin e kësaj rruge.

Ndërkaq, Komuna e Suharekës e ka rihapur aktivitetin e prokurimit për projektin të cilin e kishte anuluar Ministria e Infrastruktuës para një muaji me arsyetimet se sipas ligjit Ministria është përgjegjëse për menaxhimin, mirëmbajtjen dhe ndërtimin të autoudhës, të rrugëve nacionale dhe rajonale dhe se Komuna e Suharekës nuk e kishte iniciuar asnjë proces për ndryshimin e statutit të rrugës.

Ndryshe në përgjigjen e Ministrisë drejtuar Komunës thuhej se “Sipas ligjit nr 03/l-120, Ministria është përgjegjëse për menaxhimin, mirëmbajtjen dhe ndërtimin të autoudhës, të rrugëve nacionale dhe rajonale, ndërsa komuna është përgjegjëse për rrugët lokale dhe urbane, dhe duke pasur parasysh se rruga në fjalë është rrugë rajonale R117 Suharekë-Rahovec dhe nuk ka ndonjë proces të inicuar për ndryshimin e statutit të kësaj rruge/segmenti rrugor, ministria kërkon anulimin e procesit të zgjerimit të këtij segmenti rrugor”.

Megjithatë, sot me datë 05.09.2022 në web-faqen elektronike të prokurimit, Komuna e Suharekës e ka rihapur këtë tender.

Rihapja e këtij tenderi për të cilin ekziston një vendim për anulimin e tij, dhe rruga për të cilën bëhet fjalë është nën menaxhimin e Ministrisë së Infrastrukturës konsiderohet e jashtëligjshme sipas Ministrisë.