Komuna e Suharekës renditet e 12-ta për nga numri i kurorëzimeve

21.07.2021

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet , Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin Mars 2021. Këto të dhëna publikohen për herë të parë në këtë vit duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltar për, Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet […]

Komuna e Suharekës renditet e 12-ta për nga numri i kurorëzimeve Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet , Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin Mars 2021. Këto të dhëna publikohen për herë të parë në këtë vit duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltar për, Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë obligative në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend apo në ndonjë vend tjetër.

Për nga numri i kurorëzimeve, nga 38 komuna, Komuna e Suharekës renditet e 12-ta.

Bazuar në gjendjen e muajit mars 2021, në Komunën e Suharekës u kurorëzuan 48 çifte.

Numri më i madh i kurorëzimeve është në Prishtinë, ku në kryeqytetin e Kosovës u kurorëzuan gjithsejtë 131 çifte, ndërsa pas saj renditet Prizreni me 125 kurorëzime.