Komuna e Suharekës regjistron 13 vdekje gjatë muajit shtator

18.11.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminare1 në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin shtator 2022. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në […]

Komuna e Suharekës regjistron 13 vdekje gjatë muajit shtator Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminare1 në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin shtator 2022.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

Sipas të dhënave të ASK janë regjistruar gjithsej 735 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 409 janë meshkuj dhe 326 janë femra.

Duke u bazuar në të dhënat e ASK-së që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës gjatë muajit shtator janë regjistruar gjithsej 13 vdekje, prej tyre 7 meshkuj dhe 6 femra.

Prej tyre 13 vdekje 7 nga vendi ku ka ndodhur vdekja (4 meshkuj dhe 3 femra) dhe 13 vdekje nga vendi i banimit të përhershëm në komunën tonë (7 meshkuj dhe 6 femra).

Rikujtojmë se gjatë muajit gusht në Komunën e Suharekës janë regjistruar gjithsej 39 vdekje, prej tyre 13 nga vendi ku ka ndodhur vdekja (8 meshkuj dhe 5 femra) dhe 26 vdekje nga vendi i banimit të përhershëm në komunën tonë (14 meshkuj dhe 12 femra).