Komuna e Suharekës regjistroi 26 vdekje gjatë muajit shkurt

15.04.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare (1) në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin shkurt 2023. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të […]

Komuna e Suharekës regjistroi 26 vdekje gjatë muajit shkurt Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare (1) në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin shkurt 2023.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 877 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 479 janë meshkuj dhe 398 janë femra.

Duke u bazuar në të dhënat e ASK, figuron se gajtë muajit shkurt 2023 në Komunën e Suharekës janë regjistruar 26 vdekje, prej tyre 13 meshkuj dhe 13 femra.

Sipas statistikave të ASK-së bëhet e ditur se 19 vdekje kanë ndodhur me vendbanim në Suharekë prej tyre 10 meshkuj dhe 9 femra.