Komuna e Suharekës regjistroi 26 vdekje gjatë muajit nëntor të vitit 2022

16.01.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare (1) në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin nëntor 2022. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të […]

Komuna e Suharekës regjistroi 26 vdekje gjatë muajit nëntor të vitit 2022 Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare (1) në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin nëntor 2022.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

Gjatë muajit nëntor, 2022 në Kosovë janë regjistruar 836 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 477 janë meshkuj dhe 359 janë femra.

Duke u bazuar në të dhënat e ASK, figuron se gajtë muajit nëntor të vitit paraprak në Komunën e Suharekës janë regjistruar 26 vdekje, prej tyre 11 meshkuj dhe 15 femra.

Sipas statistikave të ASK-së bëhet e ditur se 18 vdekje kanë ndodhur me vendbanim në Suharekë prej tyre 6 meshkuj dhe 12 femra.

Rikujtojmë se gjatë muajit tetor të 2022, në Komunën e Suharekës u regjistruan gjithsej 29 vdekje, prej tyre 15 meshkuj dhe 14 femra.