Drejtoria për ekonomi, buxhet dhe financa informon qytetarët për pagesën e tatimit në pronë

17.03.2022

Të gjitha faturat për tatimin në pronë për tokat (oborre), malet (pyje) dhe objektet në komunën e Suharekës për qytetarët janë shpërndarë nga Posta e Kosovës me kontraktim nga komuna e Suharekës, në faturë është ngarkesa për 2022 dhe borxhet e mbetura të viteve paraprake për ata që nuk kanë kryer obligimet. Andaj, Drejtoria e […]

Drejtoria për ekonomi, buxhet dhe financa informon qytetarët për pagesën e tatimit në pronë Foto: Ilustrim

Të gjitha faturat për tatimin në pronë për tokat (oborre), malet (pyje) dhe objektet në komunën e Suharekës për qytetarët janë shpërndarë nga Posta e Kosovës me kontraktim nga komuna e Suharekës, në faturë është ngarkesa për 2022 dhe borxhet e mbetura të viteve paraprake për ata që nuk kanë kryer obligimet.

Andaj, Drejtoria e Ekonomisë, Financave dhe Buxhetit konkretisht sektori i tatimit në pronë, janë të thirrur në bazë të ligjeve dhe rregullave në fuqi të ju informojnë lidhur me tatimet, obligimet, ngarkesat por edhe ankesat e kërkesat si dhe procedurat në këtë drejtori në Komunën e Suharekës.

Nga kjo drejtori kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët që të paguajnë obligimet tatimore, sepse nëse një qytetar kalon
vlerën mbi 300.00 euro e më shumë obligim të tatimit, me ligj janë të detyruar të dërgojnë lëndën në procedur përmbarimore.

Shpërndarja e faturave të tatimit në Pronë është në proces.

Të drejtat e qytetarëve-Kërkesa dhe ankesat

Ankesë ndaj çertifikatës së vlerës së vlerësuar

Me anë të kësaj ankese qytetarët që janë të pakënaqur në vlersim, mund të kërkojnë rivlersim nëse mendojnë se një tokë (oborr), mal (pyll) ose objekt është vlerësuar në menyrë të pasaktë ose jo korrekte, u është ndryshuar kategoria, zona, sipërfaqja, standardi-gjendja faktike apo gabime tjera.

Ankesa mund të bëhet në zyrat e tatimit në pronë Suharekë ose në Ministrinë e Financave departamenti i pronës, shqyrtimin e kësaj ankese e bën Prishtina.

Ankesë ndaj faturës së Tatimit në Pronë

Me anë të kësaj ankese qytetarët që janë të pakënaqur ndaj faturës së tatimit në pronë për shkak të gabimeve eventuale shembull tatimpaguesi është i pasaktë,vlera tatimore, norma tatimore, gjobat, gabime në regjistra apo gabime tjera jo korrkete që nuk mundë të jenë në kundërshtim me ligjin mbi Tatimin në Pronën e Paluajtshme 06/L-005.

Ankesa bëhet në zyret e tatimit në pronë Suharekë.

Kërkesë për Korigjim

Me anë të kësaj kërkese qytetarë të nderuar ju mundë të kërkoni nga zyrat e Tatimit në Pronë në Suharekë të shqyrtoj dhe korigjojë gabimet eventuale, gabime në shkrim,në lidhje me tatimpaguesin, gabimet me sipërfaqe, gabimet në klasifikim, gabimet me pikën e vendndodhjes dhe gabime tjera.

Shqyrtimin e kërkesës e bën zyrtari i lartë i Tatimit në Pronë Suharekë.

Afati për ankesa dhe kërkesa ka filluar nga 01.03.2022 dhe përfundon me 30.04.2022.