Komuna e Suharekës me ASK-në mbajnë takim për planifikimin e aktiviteteve për regjistrimin e popullsisë

19.01.2023

Që nga fillimi i muajit Janar 2023 Agjencia e Statistikave të Kosovës është duke zhvilluar takimet konsultative me udhëheqësit e komunave, e përfaqësues të institucioneve lokale në Republikën e Kosovës, lidhur me organizimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve të Regjistrimit të popullsisë. Sipas njoftimit të Agjencisë, takimet konsultative do të mbahen përgjatë tërë periudhës kohore Janar […]

Komuna e Suharekës me ASK-në mbajnë takim për planifikimin e aktiviteteve për regjistrimin e popullsisë Foto: Ilustrim

Që nga fillimi i muajit Janar 2023 Agjencia e Statistikave të Kosovës është duke zhvilluar takimet konsultative me udhëheqësit e komunave, e përfaqësues të institucioneve lokale në Republikën e Kosovës, lidhur me organizimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve të Regjistrimit të popullsisë.

Sipas njoftimit të Agjencisë, takimet konsultative do të mbahen përgjatë tërë periudhës kohore Janar 2023, për të vazhduar më pas me takimet e rregullta periodike.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se gjatë ditës së enjte, 19 janar 2023, Komuna e Suharekës ka zhvilluar takim konsultativ me ASK-në për planifikimin e aktiviteteve të regjistrimit të popullsisë 2023, raporton SuharekaOnline.

“Me zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës sot zhvilluam takimet konsultative, për planifikim të aktiviteteve të Regjistrimit të Popullsisë 2023.

Regjistrimi do të jetë gjithëpërfshirës dhe të gjithë qytetarët do të jenë të obliguar ligjërisht që t’i përgjigjen regjistrimit dhe të japin informata të sakta për vete dhe çdo anëtar të familjes.” ka shkruar Muharremaj.