Komuna e Suharekës hedh në konsultim publik Projekt-Statutin e bibliotekës së qytetit “Hajdin Berisha”

19.01.2023

Komuna e Suharekës ka njoftuar se ka hedhur në konsultim publik projekt-statutin e bibliotekës së qytetit “Hajdin Berisha”. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj duke u bazuar në nenin 68, të Ligjit mbi vetqeverisje lokale ka hedhur në konsultim publik projekt-statutin e bibliotekës së qytetit “Hajdin Berisha”, raaporton SuharekaOnline. Në njoftim thuhet se vërejtjet, […]

Komuna e Suharekës hedh në konsultim publik Projekt-Statutin e bibliotekës së qytetit “Hajdin Berisha” Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka njoftuar se ka hedhur në konsultim publik projekt-statutin e bibliotekës së qytetit “Hajdin Berisha”.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj duke u bazuar në nenin 68, të Ligjit mbi vetqeverisje lokale ka hedhur në konsultim publik projekt-statutin e bibliotekës së qytetit “Hajdin Berisha”, raaporton SuharekaOnline.

Në njoftim thuhet se vërejtjet, propozimet, sugjerimet dhe komentet tuaja mund t’i dorëzoni deri me datën 03.02.2023 në zyrën nr.1, nr. 2 dhe nr.3 të Objektit të Komunës së Suharekës çdo ditë pune prej ora 08:00 deri në 16:00.