Komuna e Suharekës hap konkursin për 210 bursa për nxënës dhe studentë

24.02.2022

“Në bazë të nenit 5, të Rregullores mbi ndarjen e bursave për nxënës dhe studentë të Komunës së Suharekës 01-Nr-016-7790 të datës 31.01.2019, Rregullores për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores 01-nr-016-7543 të datës 29.01.2021, Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë në bazë të vendimit të Kryetarit të Komunës 01 Nr.016-10815 të datës 21.02.2022 shpall konkurs […]

Komuna e Suharekës hap konkursin për 210 bursa për nxënës dhe studentë Foto: Ilustrim

“Në bazë të nenit 5, të Rregullores mbi ndarjen e bursave për nxënës dhe studentë të Komunës së Suharekës 01-Nr-016-7790 të datës 31.01.2019, Rregullores për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores 01-nr-016-7543 të datës 29.01.2021, Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë në bazë të vendimit të Kryetarit të Komunës 01 Nr.016-10815 të datës 21.02.2022 shpall konkurs për ndarjen e bursave për nxënës dhe student për vitin shkollor 2021/2022”, thuhet në njoftimin e DKA-së.

Drejtoria e Arsimit në Suharekë për vitin shkollor 2021/2022, shpall konkurs për 210 bursa (130 bursa për student dhe 80 bursa për nxënës të shkollave të mesme të larta).

Bursat ndahen vetëm për student dhe nxënës që janë banor të përhershëm të Komunës së Suharekës dhe që i vijojnë mësimet/studimet themelore në shkollat përkatësisht Universitetet publike të Kosovës.

Vlera e burses për një vit akademik-shkollor do të jetë:
Për student/e 50 Euro për 10 muaj;
Për nxënës/e 25 Euro në muaj për 10 muaj.

Afati i konkurrimit është 15 ditë nga dita e publikimit të konkursit në mjetet e informimit publik, në faqen zyrtare të Komunës dhe në tabelen e shpalljeve, dokumentet dorëzohen sipas afatit të konkursit dhe nuk pranohet plotësim i dokumenteve pas mbylljes së konkursit.

Ndërsa, në njoftimin e DKA-së thuhet se dokumentet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

Aplikacionet merren dhe dorëzohen të kompletuara në Komunën e Suharekës, zyra nr. 1 çdo ditë pune prej orës 08:00 deri në 16:00.

konkursi-per-bursa-2021-2022